Austria pezullon fluturimet për në Kosovë deri më 31 korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton se Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka marr vendim që t’i pezulloj fluturimet në drejtim të Kosovës deri më 31 korrik.

Sipas ambasadës, vendimi hyn në fuqi nga data 16 korrik.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Coronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlen deri më 31 korrik 2020”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Share This Article