Austria rreshtohet me Greqinë: Nëse ulim kokën para Turqisë, natën e mirë Europë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndryshe nga shumica e anëtarëve të tjerë të BE-së, përveç Francës, Austria ka dalë hapur në krah të Greqisë, pas tensioneve me Turqinë në Detin Mesdhe.

Kancelari austriak, Sebastian Kurtz, deklaroi i bindur se duhet që të gjithë vendet e BE të mbështesin Greqinë, për të mbrojtur kufijtë e saj. Ai shfaq shumë i vendosur kur tha, se nuk duhet të “ulet koka” përballë presionit turk.

“Për të mos përsëritur 2015, ne duhet të mbështesim Greqinë të mbrojë kufijtë e saj. Nëse dorëzohemi para presionit të Erdogan, atëherë i themi “natën e mirë” Evropës. Njerëzit po përdoren nga Erdogan si armë, si një mjet presioni ndaj BE. Kjo është diçka e pahijshme dhe duhet të dënohet me forcë. Gjëja më e rëndësishme tani është që të mbështesim Greqinë dhe Bashkimi Evropian të dërgojë një mesazh të qartë se nuk do të lejojmë që presidenti turk të na shantazhojë”, deklaroi Kurtz

 Edhe më herët Kancelari, pati theksuar se situata aktuale nuk është një rastësi, por një sulm i vetëdijshëm i organizuar nga pala turke.

Share This Article