Austria i është kthyer mbylljes së plotë përkundër protestave kundër masave të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Protesta po ka nëpër shumë shtete në Evropë.
Nga sot austriakët duhet të punojnë nga shtëpia dhe po ashtu gjitha shitoret jo-esenciale janë mbyllur, raporton BBC.
Masat e reja kufizuese kanë nxitur protesta nëpër Evropë. Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave policore në Holandë e Belgjikë.
Infeksionet po vazhdojnë të rriten dukshëm në Evropë, duke nxitë paralajmërime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.