Austria stacioni i radhës në Formula 1

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emocioni në Kampionatin Botëror 2025 në Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Austrisë, etapën e 11-të të sezonit, raporton Anadolu.

Gara do të mbahet me 71 xhiro në pistën Red Bull Ring me një gjatësi prej 4,32 kilometrash. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 29 qershor në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri ka pesë fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 2, piloti i Mercedes, George Russell një fitore dhe kampioni i fundit, piloti i Red Bull, Max Verstappen dy fitore.

Përpara Çmimit të Madh të Austrisë, pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 198 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 176

3. Max Verstappen (Holandë): 155

4. George Russell (Britani e Madhe): 136

5. Charles Leclerc (Monako): 104

– Ekipet

1. McLaren: 374

2. Mercedes: 199

3. Ferrari: 183

4. Red Bull: 162

5. Williams: 55

Share This Article