Austria vendos karantinë 14-ditore për vendet e Ballkanit Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Austria ka lëshuar paralajmërim për udhëtime për vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Vendimi i ri i Austrisë është goditje e rëndë për Serbinë dhe Malin e Zi, që nga BE-ja të martën ishin vendosur në listën e vendeve të sigurta, me të cilat lejohen udhëtimet normalisht, shkruan “Reuters”.

Ministria e Jashtme e Austrisë njoftoi se paralajmërimet për udhëtime, që nënkuptojnë se udhëtarët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë ose ta tregojnë testin se janë negativë për koronavirus, do të vlejnë edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

“Ne po reagojmë ndaj rrethanave, jo vetëm ndaj situatës në këto shtete por edhe për faktin se ne po shohim, për shembull në Kroaci dhe Slloveni, rritje të numrit të njerëzve që kthehen nga udhëtimet në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenberg.

Numri i infeksioneve në Ballkanin Perëndimor është rritur në masë të konsiderueshme muajin e kaluar, ndonëse rajoni në përgjithësi ka regjistruar më pak raste se pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore.

Share This Article