Autobusi i shkollës shkakton tragjedi, të paktën 11 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 11 persona humbën jetën, mes të cilëve 5 të mitur dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, ku u përfshi një autobus shkolle.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Shandong të Kinës, teksa drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një grumbull njerëzish që po qëndronin jashtë portave të një shkolle në qytetin Tai’an.

Imazhet dhe videot e incidentit po shpërndahen në rrjetet sociale, duke treguar njerëz që duken të bllokuar nën automjet, raporton A2.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi studentët u kthyen në shkollë për fillimin e vitit të ri akademik.

Share This Article