Autobusi me klandestinë nuk i ndalon policisë, vriten 2 efektivë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy efektivë të policisë bullgare humbën jetën, mëngjesin e së enjtes, pasi u përplasën nga një autobus që transportonte emigrantë dhe që refuzoi urdhrin e efektivëve për të ndaluar.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Burgas, kur drejtuesi i autobusit me targa turke me 47 klandestinë në bord, nuk iu përgjigj thirrjes së policisë të ndalonte në dy pika kontrolli.

Për këtë arsye, policia ngriti postbllok me makina në një zonë të banuar, por as në këtë moment autobusi nuk ndaloi, duke përplasur mjetin ku ndodheshin dy efektivët, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit, por prokurori Georgi Chinev i quajti veprimet e shoferit të qëllimshme.

Share This Article