Autobusi përplaset me kamionin, 19 të plagosur në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion, 19 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në autostradën e Marmarasë, ku autobusi goditi barrierat në anë të rrugës dhe më pas goditi kamionin nga pas. Nga përplasja kamioni është kthyer përmbys, ndërsa shoferi i autobusit të pasagjerëve ka mbetur i bllokuar në automjet.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Share This Article