Chelsea po vazhdon fazën përgatitore, me “Blutë” që ditën e djeshme zhvilluan një miqësore me skuadrën meksikane Klub Amerika, në të cilën londinezët u bënë protagonist me një autogol qesharak.
Gjithçka nisi nga mbrojtësi anglez, Reece James i cili tentoi një pasim pas te portieri i cili nuk ishte i përqendruar dhe nuk e ndali dot topin i cili përfundoi në rrjet.
Episodi u bë viral në rrjetet sociale, por nuk ndikoi në fatet e sfidës të cilën Chelsea e fitoi me rezultatin 1-2.