Automjetet e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk ka njoftuar që Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve me Bitcoin. Këtë lajm e bëri publik vetë shefi i kompanisë së makinave elektrike, Elon Musk me një postim në Twitter.

“Tesla ka pezulluar blerjen e automjeteve duke përdorur Bitcoin. Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër”, shkroi në Twitter CEO i kompanisë së makinave elektrike.

“Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”, shtoi Musk.

Share This Article