Automjeti “Jaguar” përfundon brenda në pishinë, ku ndodheshin 20 persona (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nënë dhe vajza e saj u shpëtuan nga mbytja në Francë, pasi mjeti i tyre humbi kontrollin dhe ra në një pishinë në një qendër sportive. Aksidenti i rëndë ndodhi të mërkurën në mbrëmje në La Ciotat, pranë Marsejës.

Sipas autoriteteve lokale, shoferja 38-vjeçare po përpiqej të manovronte makinën e saj, një Jaguar XF, në parkingun e qendrës sportive kur dyshohet se ngatërroi frenën me pedalin e gazit. Mjeti humbi kontrollin dhe më pas u përplas me fasadën prej xhami përpara se të përfundonte në pishinën e brendshme 25 metra të gjatë. Në kohën e aksidentit, rreth 20 persona ishin në ujë.

Nëna dhe vajza e saj 5-vjeçare mbetën të bllokuara brenda makinës, e cila u fundos në pishinë. Dy roje bregdetare, me ndihmën e një qytetari që ndodhej në vendngjarje, arritën t’i nxirrnin dy pasagjerët nga automjeti duke parandaluar fatkeqësinë.

Një burrë pësoi lëndime të lehta nga thyerja e xhamit, ndërsa nëna dhe fëmija u dërguan në spital por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article