Një nga autoportretet e pakta nga Rembrandt van Rijn do të nxirret në ankand muajin e ardhshëm në kompaninë e ankandeve “Sotheby”. Dhe pas ka edhe një histori tunduese.
Piktura e vitit 1632 – e bërë kur Rembrandti ishte vetëm 26 vjeç, po të njëjtin vit kur bëri të famshmen “The Anatomy Lesson of Dr. Nicolaes Tulp” – vlerësohet se do të mbledhë mes 12 dhe 16 milionë funte (13.5 – 18 milionë euro), shkruan “news.artnet.com”.
Ajo do të ofrohet më 28 korrik në një ankand në Londër, e para ngjarje madhore e shitjes për “Sothebyn” prejse nisi izolimi. Piktura, e cila paraqet artistin me një kollare të palëzuar dhe kapelë të zezë, mund të jetë dizajnuar për të shërbyer si njëfarë “karte e biznesit”. Por një ide tjetër intriguese është se mjeshtri e pati krijuar për t’iu bërë përshtypje të afërmve të gruas së tij të ardhshme, Saskia van Uylenburgh, një muzë e cila do të shihej në disa prej veprave më të njohura të artistit.