Autoriteti i Kodit të Praktikës së Barnave me Recetë (PMCPA) ka dënuar ndërhyrjen publike të CEO të kompanisë farmaceutike Pfizer për deklarata “mashtruese” dhe pretendime të pabazuara për vaksinat e fëmijërisë, zbulon British Telegraph në 26 nëntorit 2022.
Aty pohohet se “Covid-19 në shkolla është në rritje dhe ky fakt është mjaft shqetësues, pasi ka fëmijë që do të kenë simptoma të rënda”.
Intervista u publikua më 2 dhjetor, përpara se vaksina të miratohej nga rregullatori mjekësor i Britanisë për këtë grupmoshë. “Nxitja për të vaksinuar fëmijët është shumë promovuese dhe mashtruese.”
Pas publikimit të intervistës nga BBC, ‘UsForThem’, një organizatë vullnetare e prindërve në Mbretërinë e Bashkuar, paraqiti një ankesë pranë Autoritetit të Praktikës së Kodit të Barnave me Recetë të Mbretërisë së Bashkuar (PMCPA).
Ankesa shpjegoi se deklaratat për vaksinimin e fëmijëve ishin “shumë mashtruese” dhe “jashtëzakonisht promovuese”, duke pretenduar se shkelte disa klauzola të kodit të praktikës të Shoqatës së Industrisë Farmaceutike Britanike (ABPI).
“Thjesht nuk ka asnjë provë që nxënësit e shëndetshëm të shkollave në MB janë në rrezik të konsiderueshëm nga SARS COV-2 dhe të sugjerosh se ata janë (në rrezik) është jashtëzakonisht mashtrim,” thuhej në ankesë.
Në shtator 2021, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) bëri thirrje kundër vaksinimit masiv të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç, duke thënë se “përfitimi do të ishte mjaft i vogël” dhe se “shëndeti i studentëve të rinj është më pak i rrezikuar nga virusi.”
Por më pak se dy javë më vonë, ministrat u dhanë leje të rinjve që të merrnin një dozë Pfizer-BioNTech dhe shefi mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar argumentoi se kjo do t’i ndihmonte shkollat të qëndrojnë të hapura.
Në shkurt 2022, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) vendosi që fëmijët e moshës 5-11 vjeç mund të vaksinohen, ndërsa ministrat argumentuan se në fund të fundit vendimi duhet të merret nga prindërit.
Komiteti i Kodit të Praktikës – i thirrur nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar (PMCPA) – zbuloi se Pfizer përfundimisht e kishte shkelur kodin në një sërë mënyrash. Midis tyre, kompania farmaceutike shumëkombëshe amerikane kishte mashtruar publikun e saj duke bërë pretendime të pabaza dhe duke mos paraqitur informacionin në mënyrë të besueshme dhe të balancuar.
Pfizer apeloi gjetjet, duke mohuar me forcë pretendimet e UsForThem se Dr. Burla kishte shkelur Kodin e Praktikës. Ai argumentoi se vëzhgimet e tij bazoheshin në “prova shkencore të përditësuara” dhe mund të vërtetoheshin nga “vlerësimet e pavarura të disponueshëm publikisht”.
Në nëntor 2022, një bord apeli u mblodh për të shqyrtuar argumentet e Dr. Burla. Shkeljet e kodit të keqorientimit të publikut, bërjes së pretendimeve të pabazuara dhe mungesës së ekuilibrit u mbështetën me prova.
Por gjetjet më serioze – duke përfshirë se Pfizer kishte mashtruar dhe inkurajoi përdorimin e paarsyeshëm të një vaksine – u përmbysën. Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar tha se raporti i plotë i rastit do të publikohej në javët e ardhshme.