“Autostrada Biennale” nis rrugëtimin në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra artistë amerikanë do të përformojnë në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, në kuadër të projektit Autostrada Biennale, e cili tashmë ka filluar rrugëtimin e tij në Kosovë. 

Përmes një marrëveshjeje që u nënshkrua nga kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe organizata joqeveritare “Autostrada Biennale”, artistë amerikanë do të prezantojnë veprat e tyre  në kryeqytetin e Kosovës, me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit përmes artit dhe kulturës.

“Bashkëpunimet të cilat i kemi pasur shumë të mirëfillta deri tash, do të vazhdojnë në një mënyrë edhe më të mirë dhe të shtuar në aspektin e artit dhe kulturës, ndërmjet kryeqytetit, organizatave joqeveritare dhe Ambasadës Amerikane. Përmes saj do të vijnë artistë të mirënjohur amerikan të cilët do të jenë të ekspozuar këtu në kryeqytet, duke iu falënderuar intervenimeve fantastike që po i bënë autostrada bienale në tulltore. Aty e kemi një artiste të mirënjohur amerikane, e cila për fat të keq nuk mundet me qenë këtu se është 92 vjeçare, por e di se ka përshëndet kryeqytetin prej Amerikës”, tha kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ambasadori Jeffrey Hovenier, ndërkohë theksoi se  artidhe dialogu janë mjetet që thyejnë barrierat mes vendeve. 

“Këta artistë vijnë nga anë të ndryshme të ShBA-së dhe me vete sjellin një larmi të gjerë të prejardhjes, si dhe të këndvështrimeve artistike gjatë shprehjes së artit të tyre. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë këta artistë do të krijojnë dhe do të ekspozojnë veprat e tyre. Prandaj e mirëpres me padurim këtë sinergji të ndjenjave amerikane dhe ndjenjave kosovare” tha ambasadori amerikan Hovenier. 

“Autostrada Biennale” është një Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor që zhvillohet që nga viti 2017.

Share This Article