Autostrada që lidh serbët me shqiptarët, Vuçiç inauguron kilometrat e para të rrugës për në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të autostradës së paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës.

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd, Emanuel Zhiufre (Emanuele Giaufret).

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, theksoi ai.

Presidenti serb shtoi se vendi i tij mund të humbasë shumë më tepër se Kosova, duke iu referuar ekonomisë. “Miliarda euro janë në lojë, BE-ja na ndihmon në masë të madhe, por më së shumti bazohet në stabilitetin financiar të vendit tone”, përfundoi Vuçiç.

Share This Article