Avancimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, prioritet i Presidentes Osmani për vitin 2025

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.

Gjatë takimit bëhet e ditur se u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës e ShBA-së gjatë vitit 2025.

‘Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë takimit u fol edhe për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Share This Article