Avancojnë punimet në kantierin Porto Romano-Durrës! Rama: Me dalje në Shkozet do të shmanget trafiku brenda qytetit bregdetar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Po merr formë dita-ditës vepra infrastrukturore që do të lidhë portin e Porto Romanos me daljen e Shkozetit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka servirur  për publikun pamje nga loti 3 i kantierit Porto Romano-Durrës, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit.

Punimet në lotin e 3 të segmentit rrugor Porto Romano-Durrës kanë avancuar ndjeshëm dhe janë drejt përfundimit. Kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika vertikale dhe horizontale në rreth 6 km, ka përfunduar ndërtimi i tre urave, si dhe kanë përfunduar punimet e ndriçimit rrugor. Ndërkohë, po punohet në segmentin e fundit rreth 1.2 km me shtresën e stabilizantit dhe trafikndarëset.

Porto-Romano do të bëhet porti më i madh detar i Shqipërisë, duke ofruar një strukturë mallrash të klasit botëror për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.

Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, portin e thatë në Prishtinë dhe Portin e thatë në Strugë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

“MIRËMËNGJESdhe me kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit, ju uroj një të diel të mbarë”,- shkruan Rama

Share This Article