Avdili synon ulësen e deputetit në Kuvendin e Zvicrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përparim Avdili, i cili po synon ulësen e deputetit të Zvicrës, ka thënë se po mungon integrimi i shqiptarëve nëpër institucione politike te helvetikët.

Avdili, i ftuar në Edicionin Special, ka potencuar se ka synim që të jetë deputet i Kuvendit të Zvicrës, duke u bërë i pari shqiptar.

“Shqiptarët janë të integruar mirë në fushën ekomomike, në sportin, në fushën e artit, në biznes, nëpër institucione politike mungon ky përfaqësim”, u shpreh Avdili.

“Tash hapi i tjetër me u fut në kuvendin  nacional, pas dy gjeneratave me qenë normale, me pasë emra shqiptarë në kuvendin e Zvicrës”.

“Është urgjente në një aspekt në zgjedhjet e ardhshme të kemi përfaqësuesin e parë, unë po synojë përfaqësuesi i parë. Gjasat janë reale të bëhem”.

Share This Article