Avionët e Maduros fluturojnë mbi anijet amerikane, Pentagoni: Mos e bëni më

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy avionë ushtarakë venezuelianë raportohet të kenë fluturuar në orët e fundit pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujëra ndërkombëtare.

“Ky veprim shumë provokues synon të ndërhyjë në operacionet tona kundër narkotikëve”, tha Pentagoni.

“Karteli që vepron në Venezuelë këshillohet fuqimisht të mos pengojë, dekurajojë ose ndërhyjë më tej në operacionet kundër narkotikëve dhe terrorizmit të udhëhequra nga ushtria amerikane”, shtohet në komunikatë.

Dy ditë më parë anijet luftarake amerikane të vendosur pranë Karaibeve sulmuan një varkë të nisur nga Venezuela, e cila sipas tyre transportonte sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Sipas presidentit Trump, 11 narkotrafikantë u vranë teksa në radhët e ushtrisë amerikane nuk kishte asnjë të lënduar.

Presidenti Maduro, në një dalje televizive, pak ditë më parë, u shpreh se 7 anije amerikane ishin vendosur pranë Venezuelës, në një përshkallëzim të tensioneve në zonë që nuk kishte ndodhur në 100 vitet e fundit.

Share This Article