Avionët F-35 ngrihen në qiell, NATO zbarkon me fregata në Detin Baltik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy avionë norvegjezë F-35 të stacionuar në Poloni u ngritën në qiell në përgjigje të një provokimi të avionëve rusë në ajër, të cilët iu afruan hapësirës ajrore të Polonisë, tha të premten komanda ajrore e NATO-s.

Sipas mediave të huaja, kjo është hera e parë që F-35 të Norvegjisë u përdorën në hapësirën ajrore polake pasi u dërguan atje dhjetorin e kaluar.

Sakaq, bëhet e ditur se një fregatë holandeze mbërriti në Talin, në afërsi të Detit Baltik ndërsa NATO rrit praninë e saj për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore.

“Tromp” po mbështet veprimin e shpallur nga NATO të quajtur “Baltic Sentry”, i cili do të lincojë fregata, avionë patrullimi dhe drone detare të vendosura në zonë.

“Jo shumë kohë më parë ne patëm një problem në këto ujëra me infrastrukturë kritike nënujore. Perceptohet se ekziston një kërcënim për atë infrastrukturë kritike nënujore dhe ne jemi këtu për të ndihmuar,” tha gjenerali Arjen S. Warnaar, i cili aktualisht është duke komanduar Grupin e Përhershëm Detar të NATO-s.

‘Baltic Sentry’ u krijua pas një sërë incidentesh në të cilat kabllot e energjisë, lidhjet e Telekomit dhe tubacionet e gazit janë dëmtuar në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Policia finlandeze muajin e kaluar sekuestroi një cisternë që transportonte naftë ruse dhe tha se dyshonte se anija kishte dëmtuar linjën e energjisë finlandeze-estoneze Estlink 2 dhe katër kabllo telekomunikacioni, duke e tërhequr spirancën e saj nëpër shtratin e detit.

Share This Article