Forcat e Armatosura Suedeze, përmes një deklarate për shtyp, bëjnë me dije se 4 avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Suedisë gjatë ditës së mërkurë.
Sipas komunikatës, dy avionë rusë Su-27s dhe dy Su-24s kaluan përmes detit, në lindje të ishullit Gotland. Forcat ajrore suedeze reaguan duke ngritur në ajër dy avionë Jas 39 Gripen.
“E kemi në kontroll situatën dhe do të mbrojmë integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë”, u shpreh shefi i forcave ajrore Carl-Johan Edström.
Suedia është një ndër vendet që ndaloi avionët rusë të kalojnë në qiejt e saj pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë.