Avionët turq F-16 mbërrijnë në Azerbajxhan për stërvitjen e përbashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, njoftohet se janë pritur me një ceremoni avionët F-16 që do të marrin pjesë në “Shqiponja TurAz 2020”

Avionët turq F-16 mbërritën në Azerbajxhan në kuadrin e pjesëmarrjes në stërvitjen e gjerë të përbashkët ushtarake që ka filluar Turqia dhe Azerbajxhani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, njoftohet se janë pritur me një ceremoni avionët F-16 që do të marrin pjesë në “Shqiponja TurAz 2020” (TurAz Kartalı 2020) që është pjesa ku do të përfshihen elementët ajrore në stërvitje.

Në ceremoni u intonuan himnet kombëtare të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Stërvitja “Shqiponja TurAz 2020” do të vazhdohet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah dhe do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërsa stërvitja e forcave tokësore do të vazhdojë në Baku dhe Nakhchivan deri më 5 gusht.

Share This Article