Avioni brazilian rrëzohet pranë Amazonës pas motit të keq, 14 persona ndërrojnë jetë pas përplasjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

14 persona kanë humbur jetën në një aksident ajror pas motit të keq në pjesën braziliane të Amazonës të shtunën.

Avioni privat kishte kryer pjesën më të madhe të udhëtimit të tij 400 kilometra nga Manaus drejt Barcelos, qytet pranë të cilit u rrëzua.

Sipas zyrtarëve brazilianë të gjithë personat në bord, 12 pasagjerë dhe 2 anëtarë ekuipazhi ndërruan jetë pas përplasjes.

Sakaq, një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sekretari i Sigurisë së Shtetit të Amazonas, Vinicius Almeida tha se informacionet fillestare sugjeronin se avioni u rrëzua pasi doli nga pista kur zbriti në Barcelos gjatë shiut të dendur.

Share This Article