Avioni del nga pista dhe përfundon në det

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion privat me pesë persona në bord ka përfunduar në ujërat e gjirit Coos, pas daljes nga pista e aeroportit Southëest Oregon Regional mëngjesin e së hënës, rreth orës 06:00 me orën lokale.

Avioni doli nga pista dhe përfundoi në ujërat e gjirit ngjitur me aeroportin. Katër pasagjerët dhe një anëtar i ekuipazhit u shpëtuan dhe u transportuan menjëherë në spital. Ende nuk janë bërë publike detajet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, ndërsa hetuesit dhe përfaqësuesit e aeroportit nuk kanë dhënë ende komente. Aeroporti është mbyllur për të gjithë trafikun ajror, ndërsa ekipet po punojnë për pastrimin e materialeve të rrezikshme dhe nxjerrjen e mbetjeve të avionit.

Aeroporti ndodhet përgjatë bregut të Paqësorit, rreth 80 kilometra në veri të kufirit me Kaliforninë. 

Share This Article