‘Avioni i rrëzuar’ shfaqet në Google Maps, ekspertët thonë se s’është ashtu siç duket

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Imazhi i një avioni të rrëzuar në Australi mund të vërehet në Google Maps, por ekspertët thonë se mund të jetë një defekt softuerësh.

Avioni i pasagjerëve mund ta shihet i shtrirë në bregun Cardëell në Australi, që ndodhet rreth 250 kilometra në jug të Port Douglas në bregun e Queensland, independent.co.uk, shkruan klankosova.tv.

Ka të ngjarë që avioni i pasagjerëve, i cili duket të jetë një Airbus A320 ose Boeing 737, ka qenë duke fluturuar në një lartësi shumë të ulët, kështu duke lënë përshtypjen se është në tokë.

Megjithatë, Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit ka theksuar se nuk është në dijeni për ndonjë avion të zhdukur që transportonte pasagjerë.

“Duket se ekziston një fenomen i quajtur imazhe fantazmash dhe kjo mund të jetë ajo që është,” tha byroja e sigurisë për Cairns Post.

Fenomeni duket i ngjashëm me një imazh fantazmë të Google Maps të vitit 2016 që tregonte një avion pasagjerësh të “zhytur” në liqenin Harriet në Minneapolis.

Duke folur për këtë incident të vitit 2016, një zëdhënëse e Google Maps kishte thënë se imazhi ka shumë të ngjarë të ishte krijuar me foton e liqenit të marrë në të njëjtën kohë kur një aeroplan po fluturonte mbi të, duke shkaktuar bashkimin e dy imazheve.

Ajo shpjegoi se çdo imazh satelitor në Google Maps është në fakt një përmbledhje e disa imazheve.

“Objektet me lëvizje të shpejtë si aeroplanët shpesh shfaqen në vetëm një nga imazhet e shumta që përdorim për një zonë të caktuar”.

Kur kjo ndodh, ajo tha se mbetjet e zbehta të objektit që lëviz me shpejtësi mund të shihen ndonjëherë.

Share This Article