Avioni luftarak turk përcjellë helikopterin e ministrit grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aeroplan ushtarak turk ka hyrë në hapësirën ajrore greke dhe ka përcjellë një helikopter në të cilin ndodheshin ministri i Mbrojtjes Nikos Panagijotopoulos dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Greqisë Konstantinos Floros, transmetojnë mediat greke.

Sipas agjencisë së lajmeve ANA, një avion luftarak turk F-16 fluturoi mbi ishullin Oinousses në një lartësi prej një mijë metrash dhe “shqetësoi” një helikopter me zyrtarët grekë.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm ndodheshin për vizitë në Oinousses dhe Farmakonisi në Detin e Egjeut lindor afër territorit turk.

Sipas mediave greke, avioni luftarak F16 ka kryer manovra të rrezikshme duke ngacmuar helikopterin që mbante udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë pasi u ngritën nga ishulli.

Share This Article