Avioni nuk arrin të bëjë uljen, frikë dhe ankth te pasagjerët e Frankfurt-Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frikë dhe ankth te pasagjeret e avionit të linjës Lufthansa, të itinerarit Frankfurt-Tiranë që zbriti në pistën e Rinasit rreth orës 15:00.

Avioni i kësaj linje me mbi 100 pasagjerë në bord, sapo preku tokën në pistën e Aeroportit të Rinasit nuk e ka përfunduar procedurën e aterrimit por është ngritur sërish në ajër duke qëndruar edhe për rreth 20 minuta të tjera në fluturim pritës, duke iu sjellë aeroportit përreth, derisa më në fund është ulur në Rinas.

Asnjë nga pjesëtarët e stafit të avionit nuk u ka dhënë arsye pasagjerëve të frikësuar nga kjo anomali.

Sipas Aeroportit të Rinasit, avioni nuk ka mundur të bëjë aterrimin në pistë për shkak të erës. Ishte vendimi i pilotit që sapo ka prekur pistën e aeroportit  të ngrihej sërish pasi nuk mundi të arrinte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë në pistë./Tv Klan

Share This Article