Avioni përplaset me zogjtë në fluturim, momente tmerri në bord

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishin momente tmerri ato që përjetuan udhëtarët e një avioni kuban të sapo nisur nga Havana të dielën. Pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim, një tufë zogjsh u përplasën në pjesën e përparme të avionit dhe në motorë, duke shkaktuar zjarr. 

Pamjet e kabinës së mbushur me tym dhe pasagjerët që ulërinin nga tmerri u filmuan  nga njëri prej tyre, Steven Rodriguez. Në një intervistë për një media lokale në Florida, cituar nga CNN, ai tha se ndjeu djegie në fyt kraharor për shkak të tymit.

Për të gjithë ishte e vështirë të merrnin frymë, edhe me maskat e oksigjenit. Piloti arriti të manovronte me shpejtësi dhe të rikthehej në aeroportin e Havanës, ku të 153 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, u evakuuan të gjithë.

Fatmirësisht nuk pati viktima apo të plagosur rëndë.

Share This Article