Avioni ulet me urgjencë, një pasagjerë tentoi të hapë derën në ajër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aeroplan japonez që udhëtonte nga Tokio për në Teksas bëri një ulje emergjente në Seattle pasi një pasagjer u përpoq të hapte një nga dyert e avionit gjatë fluturimit.

Fluturimi 114 i All Nippon Airëays (ANA) u devijua për në Seattle të shtunën, pas njoftimit për një pasagjer “të paqëndrueshëm”.

Policia e Seattle konfirmoi se burri, i cili ishte në një krizë shëndetësore, u përpoq të hapte dyert e daljes. Pasagjerët dhe stafi i fluturimit ndërhynë dhe e mbajtën nën kontroll derisa ai u dërgua në spital pas uljes së avionit.

Ndërkohë, një person tjetër u largua nga fluturimi në Seattle për sjellje të paqëndrueshme.

Fluturimi arriti në destinacionin e tij, Aeroportin Ndërkombëtar George Bush në Houston, katër orë pas kohës së parashikuar të mbërritjes.

Ky incident është pjesë e një sere ngjarjesh të ngjashme, përfshirë disa raste të tjera me pasagjerë që janë munduar të hapin dyer avionësh gjatë fluturimeve. 

Share This Article