Avioni ushtarak transportoi Imzot Fredon urgjentisht në Bari (Foto)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ora News sjell pamje të momentit të mbërritjes së  Arqipeshkopit të Tiranës e Durësit njëherësh President i Konferencës Ipeshkvore Shqiotare George Anthony Frendo si dhe i priftit italian Frate Buonaventura, në aeroportin e Barit.

Një fluturim special i aeronautikës ushtarake italiane është rezervuar për ta.

Ata janë transferuar nga Tirana në Bari të shoqëruar nga një ekip mjekësorë i drejtuar nga doktor Gaetano Di Pietro.

Në pamje duken barelat e specializuara, (kapsula) ku ishin vendosur dy klerikët për tu transportuar më pas në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti, Bari.

Por rëndimi i gjëndjes shëndetësore gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premtja ka bërë që ai të shtrohet në Puglia informon e përditshmja katolike italiane Avvenire me titullin “Rëndë Arqupeshkopi i Tiranës, trasferohet në Puglia”

Transferimi për nevojë urgjente shëndetësorë  është bërë me urdhër të Guvernatorit të rajonit të Puglias Michele Emiliano

Më 12 nëntor u mësua se Monsignor Frendo, 76 anni dhe prifti italian Frate Buonaventura ishin pozitiv me koronavirus

E përditshmja katolike Avvenire citon se Fredo ishte diagnostifikuar para 10 ditësh pozitiv dhe gjendja e tij ishte stabile dhe po e merrte veten, por në një moment pati probleme me frymëmarrjen”

Ata janë transferuar me dy ambulance drejt spitalit të Barit ku ndodhen të shtruar në repartin e Covid.

frendo ne itali me avion (4)
frendo ne itali me avion (7)
frendo ne itali me avion (1)
frendo
frendo ne itali me avion (5)
frendo ne itali me avion (8)
frendo ne itali me avion (3)
frendo ne itali me avion (6)
frendo ne itali me avion (2)
frendo ne itali
Share This Article