I ftuar në emisionin 3D me teme “Metamorfoza e SPAK”, avokati Saimir Visha ka përshëndetur frymën e re në këtë institucion pas operacionit më të fundit të tij ku janë arrestuar zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë të implikuar në afera kriminale.
“Ajo që duhet përgëzuar janë frytet e reformës në drejtësi e cila na solli një erë të re, na shkëputi një kontakt me policinë e shtetit, na solli SPAK-un një prokurori të posaçme” tha avokat Visha. “Prokuroria dikur i jepte një dosje policisë për delegim, atij që dikur mund të kishte dhe emrin vetë atje”. “Kemi 20 vite që vuajmë nga policia! Nuk dimë kujt t’i besojmë!” tha zoti Visha.
“Sot reforma në drejtësi na sjell BKH që ka dhënë këto rezultate ” vlerësoi avokati. ” Një nga fitoret më të mëdha të SPAK-ut është mosrrjedhja e informacionit” shtoi ai .