Avokati bën deklaratën e bujshme: Maradonën e vranë mjekët, jam gati për gjyq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pavarësisht kohës që kalon, vdekja e Diego Maradonas vijon të ngjallë diskutime të mëdha.

Së fundmi, Avokati dhe përfaqësuesi i legjendës në kohën e vdekjes, Matias Morla shprehet se është i bindur që Maradonën e kanë vrarë mjekët.

Morla është gati të shkojë në gjyq publik me akuzë të qartë ndaj tetë profesionistëve të mjekësisë, mes tyre, neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov.

“Ata e vranë Diegon. Mendoj se do të ketë dënime. Ai vdiq për shkak të përkujdesjes së keqe mjekësore dhe për këtë akuzohen mjekët. Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretare dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje” – mësohet të ketë thënë avokati.

Share This Article