Avokati i Ahmetajt zbulon vendndodhjen e klientit të tij: Do kthehet kur të fitojë lirinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, Henrik Ligori ka deklaruar se klienti i tij ndodhet aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur para dyerve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, avokati i Ahmetajt theksoi se ish-zëvendëskryeministri ndodhet pranë familjes dhe gruas së tij, ndërsa u shpreh se do të vijë në Shqipëri kur të fitojë lirinë.

Ish-zëvendëskryeministri është në Angli. Aktualisht ndodhet pranë familjes së tij. Klienti im ndodhet pranë fëmijëve dhe gruas. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë”, u shpreh Ligori.

Ndërkaq, Kuvendi miratoi më herët kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për arrestimin e Arben Ahmetajt mbi aferën e incineratorëve.

Kuvendi votoi kërkesën me 117 vota pro, asnjë kundër, ndërsa kanë abstenuar 3 deputetë. 3 deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.   Midis 117 votave pro që i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, ishte edhe Edi Rama.

Seanca u shoqërua me debate teksa ish-kryeministri Berisha kërkoi që kryeministri Rama të japë shpjegime për Arben Ahmetajn dhe aferën e incineratorëve. Pas fjalës së Berishës, kryeministri Rama u largua nga Kuvendi duke i lënë vendin diskutimeve të opozitës.

Share This Article