Mbrojtja e Jakup Krasniqit hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale se ai ka qenë i përfshirë në arrestime dhe keqtrajtime gjatë periudhës së luftës.
Duke folur në seancën e sotme gjyqësore avokati Aidan Ellis tha se klienti i tij, ish-kreu i UÇK-së tentoi të zgjidhte çështjen e vendeve të ndalimit.
“Nuk ka asnjë provë nga Prokuroria që zotëri Krasniqi ka qenë i përfshirë në arrestime, të ketë qenë i përfshirë në keqtrajtime dhe nuk tregon që ai ka trajtuar këto raste. Ai është një person se kur ka mësuar për vendet e ndalimeve, është përpjekur ta zgjidh këtë gjë, dhe sipas nesh, kjo nuk tregon që ai ka kryer krime. Prandaj, Prokuroria nuk mund ta shtrembërojë situatën që ta bëjë zotëri Krasniqin përgjegjës për kryerjen e krimeve”, tha Ellisi.
Ky i fundit tha se Prokuroria Speciale në mënyrë të gabuar lidh praninë e Krasniqit në disa vende ku pretendohet se janë kryer krime, me vet krimet e kryera.
“Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, shtoi ai.

