Avokati i Popullit: Ish-komandantët e UÇK-së nuk po trajtohen të barabartë në Hagë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ish-komandantët e UÇK-së që po qëndrojnë të paraburgosur në Hagë, nuk po trajtohen të barabartë kur bëhet fjalë për mbrojtje.

Qelaj i cili i ka vizituar vitin e kaluar ish-komandantët që po gjykohen nga Gjykata Speciale, ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së po ashtu se derisa të paraburgosurve të tjerë u lirohen vizitat e familjarëve, atyre nuk u është dhënë kjo e drejtë.

“I kam vizituar të gjithë përveç z.Mustafa ndaj të cilit jam informuar që e ka një masë më specifike e cila ia ndalon vizitat e tilla, për mua ka qenë shqetësuese edhe ky fakt. Pasi kur vendosen masa, duhet pasur shumë kujdes, pasi masat në suazat e izolimit në burg janë shumë të rënda. Mund të them se kryesisht unë kam arritur të kuptoj disa shqetësime të cilat ndoshta në vitin 2022 duhet të bëhen më shumë debat publik, që kanë të bëjnë me barazinë e armëve, që nënkupton kur i akuzuari duhet t’i ketë në duart e veta për tu mbrojtur njëjtë si prokurori, si pala që ekziston dhe si duket nuk arrin të përmbushet ky parim për gjykim të drejtë apo fer. Është fakti që nuk u jepen me kohë materialet, materialet që jepen u jepen të reduktuara, përkthimi nuk është në nivelin e përshtatshëm. E kam kuptuar shqetësimin e tyre që lidhet me vetë juridiksionin që ka kjo gjykatë. Kur të tjerëve u është liruar vizita, të paraburgosurve nga Kosova nuk u është dhënë kjo e drejtë”, ka thënë Qelaj.

Share This Article