Avokati i Sali Berishës: Ish-kryeministri nuk mund të shoqërohet forcërisht! Bëmë padi për gjyqtaren Irena Gjoka për “shpërdorim detyre”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për akuzat e ngritura nga SPAK për korrupsion,  për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”

I ftuar në emisionin “Opinion” Gjokutaj është shprehur se marrja e masave të sigurisë ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Avokati theksoi se sipas tij “Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht nga policia, pasi nuk është marrë në pyetje”, ndërsa ritheksoi se nga ana e tyre është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

“Berisha nuk thotë merrni masë tjetër, problemi është se SPAK në marrjen në dy masa shtrënguese dhe për mua është e kundërligjshme që të merren dy masa. Berisha është vënë në dijeni dhe i qëndron kësaj. Është një proces i parregullt ligjor. Ai nuk mund të shoqërohet forcërisht se nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

SPAK duhet t’i drejtohet Kuvendit. Berisha nuk ka akuza është person nën hetim për korrupsion pasiv. Ka defekte madhore këtu, Malltezi është marrë në cilësinë e zyrtarit të lartë. Thotë pastrim parash, kjo vepër penale cila është, duhet provuar. Për Berishën thotë se ka përshtatur ligjet sipas interesit të Malltezit”,-tha Gjokutaj.

Share This Article