Avokati i kontrollorëve të arrestuar, Rezart Kthupi, në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë Tiranë, është shprehur se të ndaluarit janë në gjendje të rënduar psikologjike.
Avokati pretendon për një ngërç tek Prokuroria, pasi akuzon vetëm 3 kontrollorë si organizatorë, por jo ekzekutorët e tjerë që nënshkruan gjithashtu deklaratën e paaftësisë.
Avokati:
Prokuroria pretendon se ka tentativë të organizuar. Kontrollorët bënë një gjë të ligjshme për paaftësi në punë. Ligji nuk ka pengesë kur i lind kontrollorit paaftësia, të gjithëve bashkë ose individualisht. S’ka pengesë ligjore duke i detyruar mos e deklaronin paaftësinë, është e lejuar.
I kemi takuar të ndaluarit. Janë rënduar psikologjikisht. Nuk e kuptojnë si merret i pandehur një person që ia njeh ligji të drejtën. Deklarata e paaftësisë është individuale. Çdo kontrollor e firmos individualisht. Si e ka ndikuar supervizori kontrollorin. Ka ngërç të habitshëm. Prokuroria çon tre organizatorë, po ekzekutorët duhet të ndiqen penalisht? Këta që bënë deklaratën e paaftësisë.
Ndikim politik? Kjo çështje u bë politike vetëm pasi ndodhi. S’ka ndikim politik. Për këdo do e çojmë në gjyq. Flora Ndrecës i është komunikuar zgjidhja e marrëdhënies së punës. Kemi besim të plotë tek sistemi i drejtësisë. Kjo është shpejtësia e drejtësisë, këto kushte kemi, këto do respektojmë.