I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferkon ishte avokati për çështjet e emigracionit në Angli, Saimir Kumria.
Avokati është shprehur se një dosje për t’u shqyrtuar kur kërkon azil nga 2 vite tani kërkon 2 muaj dhe është shumë e vështirë nëse kërkesat e tua nuk i mbështet me fakte të dokumentuara.
“Nisur që nga vera e fundit fluksi i emigrantëve nga kanali i La Manch ka qenë tepër i lartë. Kjo bëri që autoritetet angleze të merrnin vendim që të ndryshonte standardin e trajtimi të dosjeve të emigrantëve që kërkonin azil. Kjo gjë është bërë për të gjithë emigrantët dhe jo vetëm për shqiptarët.
Nëse një dosje do të duhej të shqyrtohej 2 vite tani do të behët për 1-2 muaj.
Dua të bëj thirrje që të evitojmë emigrimin ilegal pasi nuk ka lehtësira për të fituar lejen e qëndrimit në Britani pasi kërkesa tuaja duhet të mbështeten nga dokumentacione të nevojshme që të arrini të përfitoni azilin.
Nëse kërkoni të emigroni në Britani duhet që të provoni rrugë të ligjshme pasi edhe atje kërkojnë punëtorë të kualifikuar dhe mund të përfitoni një vizë.
Për sa i përket retorikës politike kundër shqiptarëve kanë rënë në qetësi. Jemi indinjuar nga qëndrimet që politikanët mbajtën ndaj nesh pasi komuniteti ynë atje ishte një nga më të integruarit, nuk ka pasur asnjë evidentim s ejani problem. Ajo që ndodhi ishte reklamimi i tepërt i emigrantëve kur vinin në Britani, duke sjellë një opinion dhe perceptim që këtu po vërshojnë shqiptarët dhe kanë vënë sistemin në rrezik.”