Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa politikat në Britaninë e Madhe për emigrantët po ashpërsohen, shqiptarët vijojnë të mbeten problemi më i madh.

Në studion e OraNews ka qenë i ftuar avokati Saimir Kumrija pikërisht për të të folur rreth çështjes së largimit të 700 familjeve shqiptare nga Mbretëria e Bashkuar.

Kumrija është shprehur se situata aktuale e ndryshimeve në ligjet në Britani po ndodh si pasojë e faktorit ekonomik.

Më tej, avokati ka shpjeguar se një pjesë e mirë e shqiptarëve vijojnë të qëndrojnë në qendrat e akomodimit për shkak se kanë pjesëtarë në familje, të mitur.

Gjë që e bën pikërisht ligjin anglez të synojë drejt heqjes së statusit të mbrojtjes ndaj minorenëve, në mënyrë që të dëbohen ligjërisht.

‘Gjë që ka ndodhur dhe në këtë rast. Flasim për qytetarët që kanë marrë refuzimin, të jenë akoma në qendrat e akomodimit.

Pikërisht sepse në familjet e tyre kanë minorenë, të cilat nuk e kanë të lehtë të heqi statusin e mbrojtjes dhe t’i nxjerri thjesht në rrugë.

Ajo që duan të bëjnë është pikërisht të heqin këtë mbrojtje ndaj minorenëve. Në mënyrë që ata të kenë të drejtën ligjërisht të procedojnë për debutimin.’- shpjegoi avokati Saimir Kumrija.

Share This Article