Avokati tregon pse ministrja Haxhiu u refuzua nga Thaçi e Veseli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati Artan Qerkini ka treguar pse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u refuzua nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjatë vizitës së saj në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Qerkini në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se sipas informacioneve të tij, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e ka refuzuar takimin me ministren Haxhiun për shkak të mos shpenzimit të orëve të vizitave.

 “Veseli dhe Thaci sa e di që e kanë refuzuar takim in me arsyetimin se ata e kanë një fond të orëve brenda të cilëve do t’i takojnë vizitorët, e ata kanë vendosur që ato orë t’i shfrytëzojnë me anëtarët e familjes, që e ka edhe logjikën e vetë”, tha ai.

Po ashtu, Qerkini ka komentuar vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në qendrën e paraburgimit në Hagë ku po qëndrojnë ish-komandantët e UÇK-së.

Ai tha se nuk është i informuar saktë për qëllimin e vizitës së Haxhiut, mirëpo thotë se ajo ka të drejtë të interesohet për kushtet e paraburgimit.

Sipas tij, kjo është e vetmja arsye pse ministrja Haxhiu ka vizituar Hagën.

 “Nuk e di saktë qëllimin e vizitës, me gjasë qëllimi është të verifikohen kushtet që po mbahen të paraburgosurit.

Ministria ka të drejtë të interesohet për kushtet e paraburgimit, kjo është e vetmja arsye pse mund të shkojë ministrja, sepse në proces gjyqësor nuk mund të ketë ndikim. Mirëpo, e kam lexuar që ministrja ka shkuar me të vetmin qëllim që me i pa nga afër kushtet e paraburgimi”, tha Qerkini.

Share This Article