ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 6 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 6 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 6 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 7 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 7 hours ago
Next
Prev
Home UK

Avokatja shqiptare nga Britania në listen e avokatëve mbrojtës në Gjykatën e Hagë

albnews by albnews
12 November, 2020
in UK
0
Avokatja shqiptare nga Britania në listen e avokatëve mbrojtës në Gjykatën e Hagë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Klentiana Mahmutaj është avokatja shqiptare me një eksperiencë mjaft të madhe ndërkombëtare, e cila është përfshirë së fundmi në listën e avokatëve të mbrojtjes në Gjykatën Speciale të Kosovës, duke arritur një rezultat mjaft të lartë sa i përket komunitetit shqiptar në diasporë.

Në një intervistë ajo shprehet se përfshirja në listen e avokatëve të mbrojtjes në Gjykatën Speciale të Kosovës është një privilegj profesional dhe historik.

RelatedPosts

Video/ ‘Asgjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë më parë’, Robbie Williams surprizon fansen e tij 94-vjeçare

Ishulli turistik në Koralet e Mëdha të Australisë shitet për 1.2 miliardë dollarë

Vritet me thikë një djalë britanik 13-vjeçar në Portugali, autori është ish-partneri i mamasë së viktimës

“Është një mundësi për të kontribuuar me përvojën time prej më shumë se një dekadë si avokate në Britaninë e Madhe dhe forumet ndërkombëtare të ndërthurur me njohjen e mëtejshme të çështjes së Kosovës, jo vetëm si shqiptare, por edhe si studiuese e të drejtës ndërkombëtare”, shprehet ajo.

Mahmutaj thekson se, “sipas rregullave të kësaj gjykate, është parakusht që avokatët që mund të paraqiten përpara kësaj gjykate të jenë pranuar në Listën e Avokatëve pas një procesi aplikimi dhe përzgjedhjeje.  Kjo vlen si për avokatët që angazhohen drejtpërdrejtë nga palët ashtu sikurse ata që emërohen nga gjykata. Pranimi në këtë listë është hapi i parë i domosdoshëm për të marrë pjesë në një proces të rëndësishëm në jetën ligjore dhe politike të Kosovës”.

Ajo nënvizon se, “përfshirja në listë do të thotë që ose Gjykata Speciale vetë mund të më emërojë si avokate mbrojtëse e një individi të caktuar ose individi vetë mund të më angazhojë si përfaqësuesen e tij”.

“Nëse unë angazhohem në një çështje të caktuar, ose si avokate e vetme ose si pjesë e një skuadre avokatësh, që është e zakonshme në çështje të këtij niveli, atëherë do të thotë që do të përfaqësoj palën e akuzuar në procesin gjyqësor përpara Gjykatës Speciale”, shpjegon ajo.

Sa i përket kontributit që Mahmutaj pritet t’i sjellë këtij pozicioni, ajo  shprehet se, “mendoj që sjell njëkohësisht dy kontribute të rëndësishme: përvojën si avokate në gjykatat angleze dhe forumet ndërkombëtare sikurse dhe njohjen e hollësishme të çështjes së Kosovës, si shqiptare, por edhe si studiuese e të drejtës ndërkombëtare”.

Sa i përket profesionit të avokatisë, ajo thekson se, ka gati 15 vjet që ushtron profesionin e avokates (Counsel) në Britaninë e Madhe, ku, ndër të tjera ka kryer me sukses procese të ndryshme gjyqësore penale përpara jurisë, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit”.

“Gjithashtu jam paraqitur dhe në forume ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e njeriut. Për hir të së vërtetës duhet thënë se profesioni i avokatisë në Britaninë e Madhe ka një histori disa qindra vjeçare dhe admirohet nga anëtarë të profesionit në mbarë botën”, shprehet avokatja Mahmutaj.

Ndërsa, shton ajo, përvoja ime e drejtpërdrejtë me çështjen e Kosovës filloi kur NATO ndërhyri në Kosovë në 1999. Atë vit, krahas studimeve për jurisprudencë në Angli, fillova të punoj si përkthyese dhe më vonë si punonjëse projekti me Kryqin e Kuq britanik në rehabilitimin e refugjatëve kosovarë që kishin mbërritur asokohe në Britani. Si rezultat, gjurmët e historisë dhe pasojat e spastrimit etnik në popullsinë e Kosovës i pashë dhe dëgjova nga burimet origjinale dhe jo thjesht nëpërmjet mediave”.

“Dy vite me vonë studiova për master në të drejtën ndërkombëtare publike në Universitetin e Londrës dhe teza ime e masterit ishte një studim i ligjshmërisë së ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë. Këtu pata privilegjin të mbikqyresha nga Profesor Greenwood QC, CMG atë kohë, avokat dhe profesor i të drejtës ndërkombëtare publike tek London School of Economics, dhe me vonë gjyqtari britanik në Gjykatën Ndërkombëtare të Hages (International Court of Justice). Një rishikim i kësaj teze u botua më vone si libër në Shqipëri me parathënien nga Profesor Greenwood dhe u promovua edhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Që nga ajo kohë e kam ruajtur bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional me Kosovën dhe kjo mendoj më pajis me përvojë të dobishme në këtë proces”, thotë Mahmutaj.

Sa i përket karrierës së saj përpara arritjes së këtij pozicioni mjaft të lartë, ajo shprehet se e ushtron profesionin e avokates në Londër prej 15 vjetësh dhe nga këto 12 vjetët e fundit nga Red Lion Chambers, Londër që është një nga dhomat kryesore të avokatisë në Britaninë e Madhe dhe aktualisht ka mbi 100 anëtarë.

“Në të njëjtën kohë, në mars të këtij viti, u emërova nga Presidentja e Këshillit të Drejtave të Njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Mekanizmin e Ekspertëve për të Drejtën e Zhvillimit. Gjithashtu jam ftuar të jap ekspertizën time ligjore në lidhje me parimet e të drejtave të njeriut, të korrupsionit dhe rikuperimit të pasurive të paligjshme. Ky është një mandat tre vjeçar (i rinovueshëm për tre vjet të tjera) dhe do e kryej përkrah profesionit te avokatisë”, nënvizon ajo.

“Në punën time si avokate, fokusohem në të drejtën penale, të drejtat e njeriut dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Momentalisht jam e përfshirë në çështje të arbitrazhit ndërkombëtar në Gjykatën Permanente të Arbitrazhit në Hagë si dhe në një nga hetimet publike më të rëndësishme në historinë e Britanisë së Madhe mbi rolin e forcave speciale të Policise Metropolitane në vitet 1968-2008 në Britani, përkrah edhe çështjeve të tjera që ndjek në gjykatat vendore angleze”, tregon Mahmutaj.

“Përkrah profesionit të avokates, dy vjet radhazi isha pedagoge në të Drejtën e Provave (The Law of Evidence) në De Montfort University, Leicester. Këtu kam dhënë mësim në nivelin Universitar dhe atë Master. Përveç mësimdhënies, kam botuar rregullisht artikuj për të drejtat e njeriut, të drejtën penale dhe arbitrazhin ndërkombëtar në revista akademike në Angli dhe jashtë saj sikurse dhe kam referuar në konferenca të ndryshme mbi të drejtën ndërkombëtare. Jam në listën e gjyqtarëve të arbitrazhit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Londër (për Europën) dhe në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Kosovë”, shprehet ajo.

Gjithashtu, shton avokatja e shquar, “jam përzgjedhur në disa panele të avokatëve specialistë që përfaqësojnë institucione të caktuara të qeverisë angleze. Megjithatë, në punën time, përpiqem që t’i jap diçka edhe brezave të rinj të avokatëve dhe në këtë kontekst mbikqyr dhe “mentor” studentë amerikanë të jurisprudencës nga Notre Dame University, i cili ka dhe një kampus në Londër”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result