Avramopoulos: Shqipëria meriton nisjen e negociatave, kreu reformat e nevojshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kryer reformat e nevojshme për hapjen e negociatave të pranimit në BE.

I pyetur mbi vendimin e Këshillit, eurokomisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, rikujtoi sot gjatë një konference për shtyp, qëndrimin shumë të qartë të Komisionit Evropian, sipas të cilit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë që të nisin negociatat e pranimit me BE-në.

Si një person që e njeh shumë mirë realitetin e Ballkanit Perëndimor, komisioneri grek bëri gjithashtu edhe një koment politik: “Le të tregohemi shumë të kujdesshëm me Ballkanin. Mos e lejoni Ballkanin të rikanalizohet, të rikthehet në gjendjen e tij të mëparshme”./ATSH/

Share This Article