Ekspertët vlerësojnë se ndërhyrja e presidentit të Maqedonisë së Veriut në raste gjyqësore të mbyllura me vendim të plotfuqishëm përbën shkelje të kompetencave të tij.
Sipas ekspertit juridik, Qebir Avziu të gjitha dëshmitë dhe provat e përdorura në procedurë vërtetojnë kualifikimin për cenim terrorist dhe çdo rikthim i procesit me kërkesë politike do të cenonte pavarësinë e gjyqësorit dhe organeve të ndjekjes penale.
Sipas Avziut, Pendarovski mund t’i falë protestuesit e dhunshëm, por do të bënte shkelje të rëndë të kushtetutës.