Azerbajxhani vret 51 ushtarë armenë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Nagorno-Karabakut, që udhëhiqet nga armenët etnikë, tha të enjten se i janë vrarë edhe 51 ushtarë gjatë luftimeve me Azerbajxhanin.

Kështu, shifra e përgjithshme e të vrarëve në mesin e personelit ushtarak të republikës së panjohur ndërkombëtarisht shkoi në 1.119 që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator, bëri të ditur ky organ.

Përleshja e fundit mes Azerbajxhanit dhe armenëve që ndodhen brenda territorit zyrtar të tij e që po përkrahen nga Armenia është më e përgjakshmja që nga vitet e nëntëdhjeta, kur ishin vrarë rreth 30.000 persona.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.

Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët, shkruan Gazeta Express.

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.

Share This Article