Azerbajxhani zë rob gjashtë ushtarë armenë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë shtuar tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, dy ish-republika sovjetike që patën një konflikt të përgjakshëm me mijëra të vrarë vitin e kaluar.

Agjencia e lajmeve, TASS, duke e cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Azerbajxhan, tha se gjashtë ushtarë armenë janë kapur përderisa po përpiqeshin ta kalonin kufirin mes dy shteteve.

Ndryshe, pak ditë më parë, Armenia e akuzoi Azerbajxhanin se ka hapur zjarr ndaj pozicioneve armene matanë kufirit, por kjo akuzë u mohua nga Azerbajxhani.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë se një ushtar armen është vrarë gjatë të shtënave me forcat azere në kufirin lindor me Azerbajxhanin, shkruan Reuters.

Kjo ministri tha se është në kontakt me forcat ruse për këtë çështje. Rusia vitin e kaluar kishte ndihmuar për arritjen e armëpushimit pas luftimeve që lanë mbi 4.000 të vrarë. Forcat ruse ndodhen në vijën e konfliktit për ta mbikëqyrur armëpushimin.

 Armenia është përballur me krizë politike dhe protesta masive pas nënshkrimit të armëpushimit, i cili nga shumë armenë është cilësuar si pranim i humbjes, pasi, sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do t’i mbante nën kontroll  territoret e fituara gjatë luftimeve në Nagorno-Karabak dhe zonat përreth tij.

Share This Article