Azilkërkuesi nga Ruanda pranon se i ka vënë zjarrin Katedrales së Nantes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Firefighters are at work to put out a fire at the Saint-Pierre-et-Saint-Paul cathedral in Nantes, western France, on July 18, 2020. - The major fire that broke out on July 18, 2020 inside the cathedral in the western French city of Nantes has now been contained, emergency services said. It is a major fire," the emergency operations centre said, adding that crews were alerted just before 08:00 am (0600 GMT) and that 60 firefighters had been dispatched. (Photo by Sebastien SALOM-GOMIS / AFP) (Photo by SEBASTIEN SALOM-GOMIS/AFP via Getty Images)

Një punonjësi vullnetar në katedralen e qytetit Nantes të Francës, ka pranuar që i ka vënë zjarrin katedrales, duke shkatërruar shumë keq organon e shekullit 17 dhe xhamat e kësaj katedrale.

I akuzuari 39 vjeç, që është azil kërkues nga Ruanda dhe i cili jeton në Francë tash e disa vite, u arrestua në fillim të muajit kur analizat e laboratorit vërtetuan se shkaku i zjarrit kishte qenë zjarrvënia e qëllimshme, ka thënë zyra e prokurorit lokal.

“Klienti im ka bashkëpunuar”, tha avokati Quentin Chabert për gazetën Presse-Ocean të dielën, pa folur për shkaqet, motivet dhe arsyen e djegies së Katedrales së Shën Pjetrit dhe Shën Polit.

“Ai pendohet për atë që ka bërë…klienti im është i konsumuar nga keqardhja”, tha Chabert.

Prokurorët hapën rast pasi që gjetën se zjarri ishte ndezur në tre vende të ndryshme në katedrale, të cilën vullnetari e kishte mbyllur një natë më pare.

Ai u murr në pyetje por u lirua pa akuza, dhe rektori i katedrales tha “I besoj ashtu si i besoj të gjithë ndihmësve këtu”.

Prokurori i Nantes Pierre Sennes tha në një deklaratë se dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burg dhe 150,000 euro.

“I padituri pranoi se kishte ndezur tre zjarre, tek organoja e madhe, tek ajo e vogla, dhe afër panelit elektrik”, tha ai për gazetarët.

Pos organos u dogjën edhe artefakte dhe piktura shumë të vjetra, përfshirë punën e artistit Hippolyte Flandrin të shekullit 19, dhe dritare që përbënin pjesë nga shekulli 16.

Share This Article