Baba Mondi mesazhe paqeje: Ndalni gjakderdhjet në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Falë kontributin e jashtëzakonshëm të Universitetit ‘Luarasi’ po zhvillohet sot konferenca shkencore “Globalizmi dhe paqja”. Pas marrjes së Titullit të Paqes, Baba Mondi, ishte i pari që mori fjalën në këtë konferencë.

Baba Mondi pasi falënderoi të pranishmit në këtë konferencë, dha mesazhe të forta paqeje.

“Të nderuar pjesëmarrës, jam i nderuar dhe falënderues. në thelb ta vlerësojmë njeriun. Njeriu nuk është armiku ynë, por vëlla ynë. Është një botë. Ai që vret njeriun, ka vrarë botën dhe vetë veten.

Është krim i rëndë ndaj njeriut, dhe ndaj botës. Detyrë është vrasja e armikut. I vetmi armik është vetvetja, egoja, mendësia e prapambetur. Apeli i sotëm është përtej kufijve, dhe për vendet e tjera, ku luftohet për të derdhur gjak. Ndalni gjakderdhjet dhe vrasjet, po shkatërroni qytetërimet.”, tha ai.

Share This Article