Babai i gjyqtares: Rama i tha nuk e kalon kurrë vettingun sepse la në burg djalin e deputetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teka gjyqtarja Enkelejda Hoxha po përballet me akuzat për korrupsion, babai i saj, i sëmurë me parkinson, me njërën dorë që nuk e lëvizte dot, u përlot teksa fliste për të bijën e jetën e saj përpara dyerve të GJKKO.

Ndërsa deklaroi se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa “bosë të krimit” iu drejtua publikisht edhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun, Pse?

La në burg atë vajzën që dhunohej nga ai djali i deputetit. Vajti shoqja e saj dhe e liroi., tani kjo shoqja e vajzës për çudinë e të gjithëve ka vajtur këshilltare në gjykatnë e Lartë. SI ka mundësi more? Jo kaq hapur…O kryeministër mos u merr me të tillë njerëz që janë qelibar dhe nuk janë ashtu sic mendon ti!

Pres që e vërteta të dalë siç është. 9 mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit, unë jam i sëmurë me parkinson, djali gjithashtu (i Enkeledes). Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”,- tha Hoxha më zërin që i dridhej.

Share This Article