Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Dua drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”- është ky apeli i Adem Bobajt, babait të 15-vjeçarit që u plagos nga bashkëmoshatari i tij në Durrës pak ditë më parë, dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në QSUT.

“Mesa di unë, ishte nisur për punë, s’ka pasur përplasje me asnjë. Sesi ka ndodhur kjo punë, ta zbardhin autoritetet.

Unë isha në punë, më ka njoftuar shoku i djalit “hajde se e ke Erionin në gjendje të rëndë”. Në spital e ka dërguar shoku i ngushtë.

Ka shkuar thuajse i vdekur në spital nga hemoragjia. Ka pasur dy plagë në zemër, një në mushkëri dhe në stomak.

I është dhënë ndihma maksimale në spital. Apeli im është të vendoset drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”-shprehet babai.

Share This Article