Babai i Wirtz tregon pse ylli gjerman zgjodhi Liverpoolin para Bayern Munich

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen për të firmosur me Liverpoolin, duke refuzuar interesimin konkret të Bayern Munich.

Tashmë, babai dhe përfaqësuesi i tij, Hans Wirtz, ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi të madh. Në një intervistë për ‘Der Spiegel’, Hans tregoi se roli i trajnerit të Liverpool, Arne Slot, ka qenë vendimtar.

“Arne Slot prezantoi filozofinë e tij të lojës, taktikat në posedim dhe presion dhe mënyrën se si Florian mund të zhvillojë pikat e tij të forta në këtë sistem. Kjo la një përshtypje vendimtare”, tha ai.

Babai i futbollistit zbuloi se kushtet në qendrën stërvitore të Liverpoolit dhe qasja njerëzore e trajnerit holandez ndikuan shumë në vendimin final.

“Slot e ka impresionuar Florianin në fushë, por është edhe një person shumë i këndshëm. Florian gjithmonë ka pasur raport të shkëlqyer me trajnerët që i japin liri dhe që tregojnë empati”, vijoi Hans.

Një tjetër element që e tërhoqi Wirtz drejt Premier League është stili i lojës në Angli, ku dinamika dhe ritmi janë të përshtatshme për cilësitë e tij.

“Ai e gjen futbollin anglez interesant sepse ‘lulëzon’ në ritëm dhe dinamizëm”, përfundoi babai i yllit gjerman.

125 milionë euro pagoi Liverpooli për të blerë Florian Wirtz nga Leverkusen, duke e bërë afrimin më të shtrenjtë të klubit.

Share This Article